• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PRESIDENCIALE NË SHBA/ Republikanët dhe demokratët marrin masa paraprake për të shmangur parregullsitë zgjedhore
Home
Nderkombetare

GARA PRESIDENCIALE NË SHBA/ Republikanët dhe demokratët marrin masa paraprake për të shmangur parregullsitë zgjedhore

10 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën dhe paralajmërojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Siç njofton nga Miçigani korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, zyrtarët demokratë dhe republikanë të zgjedhjeve në Miçigan i kundërshtojnë këto pretendime dhe po punojnë për të siguruar amerikanët se votat e tyre do të jenë të sigurta.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza për manipulim votash, kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të ndalonin numërimin e votave.

Shumë mbështetës të zotit Trump në Miçigan janë të shqetësuar nga mundësia e manipulimeve në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani, mund të keni dyshime për gjithçka në lidhje me qeverinë tonë. Nuk do të dëshiroja të shprehesha kështu, por Amerika nuk ndihet ndryshe. Ne nuk i besojmë askujt”, thotë mbështetësi i zotit Trump, Marvin Minton.

“Mjafton një rast për të vënë në dyshim të gjithë sistemin”, thotë Angelica Kandow, mbështetëse e zotit Trump.

Pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane.

Por dezinformimi rreth integritetit të zgjedhjeve ka gjetur mbështetje mes republikanëve. Sondazhet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa t’i besojnë zotit Trump sesa rezultatit të zgjedhjeve të certifikuara nga qeveria.

Zyrtarët në shtetet e pavendosura po punojnë për të siguruar votuesit se procesi zgjedhor është i sigurt. Ata thonë se dezinformimi mund të jetë i rrezikshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOMBARDIMET NË LIBAN DHE SIRI/ Izraeli vret komandantët e Hezbollah dhe punonjësit e shëndetësisë
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Humbi jetën pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobotin e përmbysur

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT