• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PËR TIRANËN/ Këlliçi: Baza e PD-së nuk është aq e përçarë, mendoj se na duhet ç’do votë për të marrë fitoren
Home
Politikë

GARA PËR TIRANËN/ Këlliçi: Baza e PD-së nuk është aq e përçarë, mendoj se na duhet ç’do votë për të marrë fitoren

7 November, 2022 s.autor Politikë

Kandidati në “Primaret” e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se nuk ka përçarje të madhe në bazë, sa sipas tij mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Këlliçit përçarja më e madhe ndodhet në Grupin Parlamentar të PD-së.

Komentet Këlliçi i bëri teksa ishte i ftuar në Neës24, ku ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike përpara zgjedhjeve lokale.

“Nuk besoj se PD ka atë valencë përçarjeje, saç është në grup parlamentar, në bazë nuk e ka këtë frakturë kaq të madhe, dhe pse besoj fort që në këtë garë PD i duhet qoftë dhe një votë. Nëse ata janë kundër primareve në parim, cila është mënyra më e mirë që të gjetur një kandidat? Gjykoj se disa parime për të cilat u rithemelua PD, janë parime të panegocieshme dhe nuk mund të shkelen. Gjykoj se prapë ka kohë që të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për të qenë bashkë”, deklaroi Këlliçi.

Më tej Këlliçi shtoi se beteja për Tiranën është një betejë politike që duhet të përfundojë me rrëzimin e Erion Veliajt dhe që në fund do u shërbejë qytetarëve. Ai u shpreh i hapur për bashkimin e demokratëve dhe për këtë sipas tij do të presë deri në minutën e fundit.

“Gjithçka që ndodh me politikat lokale apo të qeverisjes, vijnë për shkak të një vizione, dhe nuk po them se është një përballje politike mes Berishës dhe Ramës, por është përballje për qytetin. Të qenurit Veliaj kandidat i PS është emërues i përbashkët për të gjithë kampet, për të qenë bashkë. Unë do shtyj deri në moment të fundit mundësinë për të qenë bashkë. Gjykoj se është momenti që të ketë një koalicion shumë të madh, kjo është formula fituese. Çdo demokrat gjykoj se këtë ka interes të përbashkët. Do të bëj gjithçka për të dalë të unifikuar në këtë përballje elektorale”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Ylli Mera u gjet i vdekur, në këmbë kishte plagë të shkaktuar nga sharra elektrike, babë e bir arrestohen për...
Previous article LIGA E KONFERENCËS/ Lacio e Hysajt përballë ekipit që luajti ndaj Ballkanit, short i vështirë për Sherif Tiraspolin e Regi Lushkjes

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT