• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA PËR KREUN E SPAK/ Altin Dumani: Garancia ime që të kem sukses, është bilanci që kam! Nuk e shoh si punë, por si mision
Home
Breaking News

GARA PËR KREUN E SPAK/ Altin Dumani: Garancia ime që të kem sukses, është bilanci që kam! Nuk e shoh si punë, por si mision

16 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kandidati në garë për kreun e SPAK, Altin Dumani, ka nisur prezantimin përpara KLP-së të vizionit që ai ofron për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Altin Dumani-KLP-SPAK

Në fjalën e tij Dumani tha se garancia që ai ofron për një prokurori të suksesshme është bilanci i tij i arritur në punën si prokuror i SPAK gjatë 3-viteve të fundit.

Ai shtoi se bashkëpunimi, puna në grup, autonomia e institucionit dhe integriteti personal i punonjësve janë ato që do ta bëjnë SPAK-un nëse drejtohet prej tij, një institucion efikas dhe që të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve.

“Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin. Unë besoj se suksesi bazohet nga bashkëpunimi, nga puna në grup, nga autonomia dhe nga integriteti i çdo anëtari të Gjykatës së Posaçme. Të flas për veten, sa herë më është dashur të angazhohem në gara, është pak e vështirë, pasi ne prokurorët jemi pak të kursyer për veten”, tha Dumani.

Gjithashtu ai shtoi se detyrën e prokurorit e sheh si një mision dhe jo si një punë.

“Nuk e kam parë asnjëherë si një vend pune e kam parë si një mision dhe këtë frymë kam përhapur te të gjithë kolegët. Një mision që kërkon angazhim maksimal dhe jam përpjekur që në këto 3 vjet të jap angazhimin maksimal. Garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci që unë kam këto tre vite. Megjithëse kam mbajtur postin e zëvendëskryetarit unë kam marrë një numër të plotë çështjesh për hetim”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYN NË FUQI LIGJI PËR PRONAT/ Si ndryshon skema për më shumë se 25 mijë pronarë
Previous article VJEN NGA AFRIKA/ “Çmenden” temperaturat ditën e sotme, meteorologia tregon si pritet fundjava

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

NDODH EDHE KJO/ Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet… Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola Aktualitet

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT