Kryeprokurorja e re e Përkohshme, Arta Marku, është tërhequr nga gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Report Tv mësoi se Marku ka bërë kërkesën për heqjen dorë nga kjo garë.
Gjithashtu, nga gara për KLP është tërhequr nga Dritan Rreshka, pasi ka pranuar detyrën e re si drejtues në Prokurorinë e Tiranës.
Shkak i tërheqjes nga gara për KLP e Arta Markut dhe Dritan Rreshkës është fakti se njëri nga kriteret në këtë garë është që nuk duhet të jenë drejtues prokurorie.
Që të dy zyrtarët e lartë të organit të akuzës, si Marku edhe Rreshka, ishin në listë për garën në KLP para se të zgjidheshin në postet drejtuese, kriter që i përjashtoi.


