janë bërë publike pikët për kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku në garë janë katër anëtarë.
Andi Muratej, Entela Baçi (Hoxhaj), Alfred Balla, dhe Mimoza Qinami.
Sipas këtij Raporti pikët maksimale si anëtar i shoqërisë civile për të qenë pjesë e KLP-s i ka marrë kandidatja Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikë.
I dyti është kandidati Andi Muratej me 79.5 pikë, ndjekur nga Mimoza Qinami me 79 pikë. Më pak pikë ka mbledhur nga vlerësimi i komisionit të shoqërisë civile ish prokurori Alfred Balla, ku në renditje ai është i katërti me 69 pikë.
Seanca dëgjimore me kandidatët nga shoqëria civile u mbajt pranë avokatit të popullit më 20 dhjetor 2017, ndërsa tashmë këto emra i kanë kaluar parlamentit për miratim.
Anëtari i shoqërisë civile për këshillin e lartë të prokurorisë për disa muaj rresht u kthye në “thembrën e Akilit” për ngritjen e KLP-s institucion i cili ka tagrin të propozoj kryeprokurorin e ri.
faksimile
(Dokumenti me pikët e anëtarëve të shoqërisë civile)



