• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA MES BERISHËS DHE ELEZIT/ Vijon procesi në të gjithë vendin! Demokratët i drejtohen qendrave të votimit
Home
Politikë

GARA MES BERISHËS DHE ELEZIT/ Vijon procesi në të gjithë vendin! Demokratët i drejtohen qendrave të votimit

22 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Prej orës 08:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, për kryetar të Partisë Demokratike ku kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote 2378 anëtarë të PD të cilët i janë drejtuar qendrave të votimit në pallatin e Kulturës “Labëria”, në Peshkëpi të Selenicës dhe në selinë qendrore të PD në Himarë. Gazetari i Panorama.al raporton se procesi ka nisur i qetë.

Në Gjirokastër procesi po zhvillohet në katër qendra votimi. Në total në të gjitha qendrat e votimit kanë të drejtë vote 2796 anëtarë të PD.

Procesi i votimit ka nisur edhe në Lezhë prej orës 08:00 të mëngjesit, ku kanë të drejtë vote 3870 anëtarë të PD.

Në Elbasan procesi i votimit ka nisur pranë zyrave të PD ku kanë të drejtë vote 2900 anëtarë.

Në Librazhd votimet po kryhen në Pallatin e Kulturës ku kanë të drejtë vote 1300 anëtarë ndërkohë që në Prrenjas procesi ka vijuar në zyrën e PD. Të drejtë vote në këtë zonë kanë 883 anëtarë.

Në Gramsh procesi ka nisur në zyrën e PD ku kanë të drejtë vote 400 anëtarë. Në Peqin janë 700 anëtarë ndërsa votimet po vijojnë në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Ndërkohë që në Belsh votimet po zhvillohen në një lokal, ku të drejtë vote kanë 900 anëtarë të PD.

Në të gjithë vendin procesi do të vijojë deri në orën 18:00 të pasdites ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se qendrat do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ QYTETARI/ Policia kontroll në oborrin e banesës, pranga 63-vjeçarit nga Vlora, i gjendet...
Previous article SIMBOLI I MILANIT DHE I INTERIT/ Tonali-Barela, titulli kampion kalon nga tifozët e kthyer në flamuj

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT