• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA MBARË SHQIPTARE NË TEKNOLOGJI/ Veliaj: Ambicia për Tiranën 2030, kryeqyteti dixhital i rajonit
Home
Sociale

GARA MBARË SHQIPTARE NË TEKNOLOGJI/ Veliaj: Ambicia për Tiranën 2030, kryeqyteti dixhital i rajonit

11 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Gara mbarëshqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards kurorëzoi edicionin e saj të 8-të me ndarjen e çmimeve fituese në 7 kategori të ndryshme në një mbrëmje ku morën pjesë profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendimmarrës dhe politikëbërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se ambicia për Tiranën në 2030 është të jetë kryeqyteti dixhital i rajonit. “Ambicia për Tiranën në 2030 është të jetë kryeqyteti dixhital i këtij rajoni, në mos i gjithë rajonit, të paktën i trevave shqiptare dhe ndoshta është e vetmja iniciativë që e ka arritur këtë lloj bashkimi kombëtar, pa burokraci, pa bujë, pa shumë llafe, por me një produkt konkret. Kjo është ambicia ime, shpresoj që është edhe ambicia juaj dhe mezi pres ta vazhdojmë këtë bashkëpunim sa më të gjatë”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë edhe për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon. “Ne jemi në një fazë rekrutimi për qendrën tonë “Tumo”. Javën tjetër do të fillojmë me garën për Piramidën, por teksa bëjmë garën fizike për transformimin fizik të Piramidës, kemi marrë një vendim me aleatët tanë strategjikë, Fondin Shqiptar-Amerikan: do ta fillojmë punën duke përdorur sallat e konferencave dhe klasat tek stadiumi “Arena Kombëtare”, që këtë vjeshtë. Do jemi edhe ne një operator për të mësuar kodimin”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi organizatorët dhe donatorët për organizimin e këtyre eventeve në fushën eteknologjisë duke i dhënë vendit tonë edhe një dimension të ri dhe histori të suksesshme.

ICT Awards nisi edicionin 8-të me 7 Shkurt në Tiranë, ku zbuloi për komunitetin e ICT kriteret, vlerësimet dhe shpërblimet e këtij viti dhe kategoritë e garës: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Diploma e Vitit, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA NË FUNDJAVË PËR TË FRENUAR INFEKTIMET ME COVID-19? Çfarë sugjerojnë Pëllumb Pipero dhe Skënder Brataj
Previous article SHERRI NË KUVENDIN E KOSOVËS ME VJOSA OSMANIN/ Deputetja e PDK-së zbulon prapaskenat

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT