• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA E 13 QERSHORIT/ Deputeti Valteri sulmon Bashën: Të vetmet zgjedhje që fiton, janë ato brenda partisë
Home
Politikë

GARA E 13 QERSHORIT/ Deputeti Valteri sulmon Bashën: Të vetmet zgjedhje që fiton, janë ato brenda partisë

24 May, 2021 Delo.autor Politikë

Deputeti Halit Valteri, i cili nuk e dogji mandatin e deputetit ne vitin 2019, ka kritikuar Lulzim Bashën për mënyrën si e drejton partinë.

Valteri i cili më parë ka qenë pjesë e partisë Demokratike, i ftuar ne fax news ka folur edhe për zgjedhjet që po organizohen brenda partisë.

Ai thotë se e sheh si diçka të mirë kandidimin e disa figurave të ndryshme dhe shton se partia Demokratike duhet të jetë aset kombëtar e jo pronë e dy familjeve.

Deputeti u shpreh gjithashtui se ishte e nevojshme të krijohej një opozitë e fortë sepse nëse do t ishte e dobët, do të linte vend për një qeveri arrogante që nuk punon për popullin.

Valteri u tregua i ashpër ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha duke thënë se të vetmet zgjedhje që mund të fitonte ishin ato brenda partisë duke qenë se i ka të gjithë numëruesit dhe mjetet për t’a realizuar këtë.

“Nuk është se kam ndonjë simpati të madhe për zotin Agron Shehaj por për atë cfarë përfaqëson, është i djathtë, vjen nga një familje e persekutuar, është larguar shumë herët dhe është kthyer si histori suksesi. Të ecësh para dhe të krijosh një perandori suksesi është një arritje e madhe në Itali, siç e ka bërë ai.

Atij nuk i ka falur njeri gjë siç i kanë falur Lulzim Bashës partisë. Partia Demokratike duhet të jetë një aset kombëtar dhe jo pronë e dy familjeve Berisha-Basha. Mendoj mua dhe shumë demokratëve, duhet t’i gëzojë një alternativë e re që mund të sjellë shpresë për ringritjen e PD-së. Sepse kur opozita është e dobët prodhohet një qeveri arrogante që nuk punon për shqiptarët.

Kjo është partia komuniste Demokratike shqiptare, nuk kanë arritur të shkëputen ende nga Ramiz Alia. Edhe përse e krijoi dhe e vuri Berishën në krye, akoma nuk kanë arritur të shkëputen nga kjo mendësi.

Këta nuk duan kritikë, këta thonë o me ne o kundër nesh. Nëse do të votohet nga anëtarësia dhe do të lezohet qartë rezultati besoj se fitues nuk do jetë Lulzim Basha.

Por dyshoj shumë sepse Lulzim Basha të vetmet zgjedhje që mund të fitojë janë ato të partisë ku ka të gjithë numëruesit e të gjitha mjetet”– u shpreh Valteri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ Manastirliu publikon shifrat: Mbi 725 mijë vaksinime të kryera sot në vendin tonë
Previous article MERO BAZE/ Përse PD është larg Partisë së Punës, së qershorit 1991

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT