• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GAME OF THRONES”/ Si u shndërrua seriali në një minerë ari për platformën HBO, aktorët dhe producentët
Home
Jetë

“GAME OF THRONES”/ Si u shndërrua seriali në një minerë ari për platformën HBO, aktorët dhe producentët

21 May, 2019 F.autor Jetë

Edhe nëse e keni parë, edhe nëse do e shihni në vijim, edhe nëse nuk keni ndërmend ta shihni fare, me siguri keni dëgjuar për bumin që ka bërë seriali “Game of Thrones”.

Seriali transmetohet në rrjetin ‘HBO’, dhe këtë të dielë shfaqi episodin final të një seriali 8-sezonësh, mbushur plot me emocione.

Fanatikët e serialit kanë qenë duke shijuar tensionin e pyetjes: “Kush do e marrë “Fronin E Hekurt” dhe pushtetin e gjithë mbretërisë?”

Por tani, ndërsa përgjigja e pyetjes është marrë, nuk duhet harruar dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm: “Game of Thrones” është fitimprurësi më i madh për ‘HBO’-në dhe ish-kompaninë partnere ‘Time Warner’, të blerë nga ‘AT&T’ për 85 miliardë dollarë në 2018.

“GoT” është produksioni më i shikuar në historinë e ‘HBO’-së, franshiza i vlen mbi 1 miliard dollarë, me rreth 30 milionë shikues për episod vetëm në SHBA, sipas ‘New York Times’.

Me këto shifra, ekspertet vlerësojnë se seriali sjell rreth 15 milionë dollar fitime për episod. Kjo është një shifër marramendëse, duke patur parasysh se për t’u krijuar, çdo episod kushton 15 milionë dollarë.

Pra, “GoT”, për secilin episod këtë sezon të fundit, ka qarkulluar rreth 30 milionë dollarë.

‘HBO’ nuk mbështetet tek reklamat që transmeton në platformën e saj për fitime. Në vend të kësaj, ajo varet nga pagesat 10 apo 15 dollarë që kryejnë njerëzit për të pasur platformën e saj kabllore apo streaming në shtëpi.

A funksionon kjo metodë jo dhe aq tradicionale? Duket se po. ‘HBO’ krijoi 6 miliardë dollarë fitime midis 2015-ës dhe 2018-ës, sipas raporteve.

Dhe nëse jeni duke menduar se sa shumë fitojnë yjet e këtij seriali, po, keni të drejtë, ata fitojnë shumë! Yjet kryesorë, Peter Dinklage, Lena Headey, Nikolaj Coster-Waldau, Kit Harington dhe Emilia Clarke fitojnë nga 2 milionë dollar për çdo episod.

Por të gjitha këto kalkulime janë deri më tani, kur seriali sapo ka përfunduar. Duhet të merret parasysh se GoT do të vazhdojë të sjellë fitime të mëdha për producentët, aktorët dhe ‘HBO’-në për shumë vite, madje edhe dekada në vijim, për sa kohë, seriali konsiderohet ndër më të mirët të prodhuar ndonjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOP SHOW"/ Alfred Peza shpjegon dy llojet e “Fake News”
Previous article DO QESHNI ME LOT/ Njihuni me mënyrën origjinale si kjo për të mbajtur celularin në WC!

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT