• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GALLUP: Kush është i preferuari i  shqiptarëve Trump apo Putin? Rezultati nuk pritej!
Home
Sociale

GALLUP: Kush është i preferuari i shqiptarëve Trump apo Putin? Rezultati nuk pritej!

11 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Një rezultat totalisht i papritur ka dalë nga sondazhi më i fundit i Gallup mbi preferencëve të liderëve botërorë në Shqipëri.
Sipas sondazhit Global Leaders Preference, i cili është zhvilluar nga tetori në dhjetor 2017 në çdo vend të botës, në Shqipëri më popullor është presidenti rus Vladimir Putin sesa ai amerikan Donald Trump.

Sipas shifrave të publikuara nga Gallup, Putin pëlqehet nga 68% e shqiptarëve, ndërsa Trump nga 67% e tyre.

Në vendin tonë më popullorja padiskutim mbetet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pëlqehet nga mbi 82% e shqiptarëve, kurse në vend të dytë gjendet presidenti francez Emanuel Macron me 77% të preferencave.

Në të njëjtin nivel gjendet edhe Papa Françesku me 77%. Duket se ky opinion nuk është dhënë vetëm nga popullsia katolike por edhe komunitetet e tjera.

Preferenca për Papën është dhënë siç duket nga mesazhet politike dhe sociale që ai jep. Këtë tregon edhe preferenca në Bosnjë që për priftin argjentinas të emëruar në krye të Vatikanit është e lartë, bën me dije “tesheshi”.

Pas Papës, në vendin e katërt rreshtohet kryeministrja britanike Theresa May, me 69%, ndërsa thuajse vetëm me një pikë diferencë renditen më pas Vladimir Putin me 68%, Donald Trump me 67% dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me 65%.

Ky fenomen është i çuditshëm pasi në shumë vende perëndimore, ku popullsia është kryesisht e krishterë, Erdogan është mjaft popullor.

Një e dhënë interesante në këtë sondazh është se Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Saud, është njësoj popullor në Shqipëri si kryeministri i Izraelit Beniamin Netanyahu.

Por më popullor se të dy është presidenti kinez Xi Jiping me 62%.

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani është gjithashtu më popullor se Mbreti Saudit, vendi rival i Teheranit në Gjirin Arabik.

Më shumë se të dy pëlqehet në Shqipëri kryeministri indian Narendra Modi, jo për arsye njohjeje, por thjesht nga madhësia e këtij vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Histori e trishtë/ Nuse 10 vjeç, nënë 13 vjeç, mbetet e ve 16 vjeç (FOTO)
Previous article Marrin fund shpresat e Milanit, Ancelotti drejt stolit të Arsenal

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT