Ndodhi edhe në Shqipëri, ajo që nuk e priste askush. Presidenti i Republikës, refuzon publikisht bashkëshorten e tij, kryetare të njërs prej dy partive kryesore të opozitës shqiptare. Në fakt kjo gjë ende ska ndodhur, por ne të Hapu dhe’ jemi gati që të vemë bast për këtë. Kush fiton, do i dhurojmë një tesër LSI-je. Ç’farë ka ndodhur do pyesni ju. Po ja, mbrëmë Presidenti dhe Kryetarja e partisë nuk kanë folur hiç me njëri tjetrin për çështje pune dhe politike. Sot në mëngjes kreu i shtetit shkon në zyrën e tij dhe ajo e LSI në të vetën. Sa mbërrin atje, i lind një ide: Po sikur, të shkoj e të takoj Lulin, të bëjmë një kërkesë me frimat e 7 deputetëve të PD dhe LSI e ti kërkojmë Presidentit që të Mbledhë në datën 11 nëntor Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Ashtu bëri, iku në SHQUP, takoi Lulin dhe ia tregoi idenë që sapo i kishte lindur. Wow,- i tha Luli, si të shkoi mendja. Bukur. Ashtu bëjmë. Një pyetje kam unë,- vijoi ai: Pse në 11 nëntor, e jo ditë tjetër? Se mos e ka axhendën e zënë Presidenti dhe na refuzon! Nuk ka shans,- ia ktheu Monika. Unë nuk e di se çbën ai, po më 11 nëntor do na presi si Çeçua. Luli u kënaq: Sa mirë kjo Mona,- po mendonte,- nuk ia paska mbledh vetëm burrit por edhe Presidentit të Republikës. U ulën të dy të lumtur dhe hartuan kërkesën. Ke parë ti që i polli belaja Monës. Luan Rama dhe Endri Braimllari, nuk pranuan që të firmosnin. O Ilir Meta e mbledh tani Këshillin e Sigurisë, o do i bëjmë gjëmën. Çështë kjo më 11 Nëntor?!,- shfrynin ata të dy. Luli u bë serioz dhe pyeti Monën: Ç’ishte kjo? Epo jemi parti demokratike ne,- ia ktheu ajo,- nuk jemi si ti Lul që sapo i thua Berishës hajde këtu, ai vjen me një këmbë!