• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAFAT NË KUVEND/ Majlinda Halilaj ia vodhi Jorida Tabakut fjalimin që e bëri të famshme
Home
Politikë

GAFAT NË KUVEND/ Majlinda Halilaj ia vodhi Jorida Tabakut fjalimin që e bëri të famshme

30 October, 2019 F.autor Politikë

Fjalimi që e bëri të famshme në Parlament nuk ishte i saji. S’kishte dyshim për këtë, pasi përmbajtja qe e fortë, ndërsa leximi me rrokje e me vështirësi të theksuar në shqiptimin e fjalëve.

Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja përse Majlinda Halilaj nuk mundi të lexonte thuajse asgjë të saktë. Sepse, fjalimi ishte i ish – deputetes demokrate, Jorida Tabaku, një eksperte në çështjet ekonomike, të cilin deputetja e re rezulton se e ka vjedhur.

Jorida Tabaku: Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

Majlinda Halilaj: Vjedhja gjigante këtë herë e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Kjo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

Jorida Tabaku: Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

Majlinda Halilaj: Kjo skemë zhyt shqiptarët në disa miliona euro borxh me PPP, për t’ua ofruar klientëve të oborrit të tij ka hartuar një ligj, që faktikisht e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke e transferuar në pronësi apo në përdorim të Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga qeveria.

Ka vetëm disa ndryshime krejt të papërfillshme në dy fjalimet, pasi deputetja e re e opozitës është kujdesur të heqë emrin e Kryeministrit Edi Rama, në rastet kur ai përmendet nga Tabaku.

Jorida Tabaku: Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Majlinda Halilaj: Ky ligj plotësisht antikushtetues, antieuropian, antidemokratik, në kundërshtim me interesin publik, e bën Kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie të paluajtshme në vend, pa i dhënë llogari askujt. Ligji që krijon Korporatën e Investimeve tregon hapur synimin e kësaj qeverie për të grabitur pronën publike, para se ta largojnë nga karrigia që ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.

Halilaj nuk shqiptoi dot saktë jo vetëm fjalimin e vjedhur nga ish – deputetja Tabaku, por as emrin e partisë ku bën pjesë, të themeluar nga babai i saj, Partisë Reformatore Demokratike.

“Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te private”.

Me këtë fjalim, Majlinda Halilaj e bëri veten të njohur për publikun. Por me vështirësitë në artikulimin e fjalëve dhe me daljen në dritë të faktit se e ka vjedhur atë, ajo ka ngritur një pikëpyetje të madhe mbi formimin e deputetëve që i përfaqësojnë shqiptarët në Parlament.

Majlinda Halilaj thotë në jetëshkrimin e saj se ka përfunduar studimet e larta, pa e përcaktuar se në ç’degë. Por pas kësaj performace parlamentare, fakultetit ku ajo ka studiuar do t’i duhet seriozisht të hapë regjistrat për të parë si si ka mundur t’i japë asaj një diplomë universitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË QEVERISË SË RE/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin dhe jep lajmin: Kosova do të dalë nga kriza
Previous article MARRIM KRYESIMIN E OSBE-së NË 2020/ Shqipëria çel zyrën e misionit në Ukrainë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT