Një 14-vjeçare ruse është sulmuar për vdekje nga një ari i murrmw që kishte zbritur në fshatin e saj.
Ngjarja ndodhi ndërsa vajza kishte dalë nga shtëpia dhe ishte drejtuar drejt dyqanit për të blerë lëng dhe çokollatë.
Sonya Chernigova vdiq nga dëmtimet e tmerrshme të qafës, fytyrës dhe kokës. Fillimisht vendasit besuan se vajza ishte sulmuar nga një ujk, por gjurmët e ariut u gjetën në vendin e ngjarjes në qendër të fshatit Yodva në republikën Komi të Rusisë.
Fytyra e saj ishte ‘shpërfytyruar’ dhe qafa pothuajse ishte thyer nga kafshimet e thella nga kafsha e egër, e cila gjithashtu i kishte shkulur flokët gjatë sulmit të dhunshëm.
Shpërfytyrimi i adoleshentes ishte në ato përmasa saqë i ati Sergey Chernigov nuk e njohu fillimisht.
Ai kishte dalë për ta kërkuar pasi vajza nuk u kthye nga dyqani i fshatit.
Kufomën e gjymtuar të Sonya e kishin gjetur djem adoleshentë vendas të cilët gjithashtu nuk e njihnin atë për shkak të plagëve të tmerrshme.


