• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FYERJE NDAJ ZOTIT”/ Mesazhi i Papa Françeskut për Vitin e Ri, bën thirrje që t’i jepet fund dhunës kundër grave
Home
Nderkombetare

“FYERJE NDAJ ZOTIT”/ Mesazhi i Papa Françeskut për Vitin e Ri, bën thirrje që t’i jepet fund dhunës kundër grave

1 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj grave, duke thënë se një gjë e tillë është “fyerje” ndaj Zotit.

Papa Françesku i bëri këto komente më 1 janar, gjatë mesazhit të tij të përvitshëm për Vitin e Ri në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Françesku, 85 vjeç, dukej se gëzonte shëndet të mirë dhe ai eci përgjatë pjesës qendrore të bazilikës, krahasuar me shërbimet më 31 dhjetor, kur ai përdori një hyrje më afër altarit.

Pjesëmarrja në meshë ishte e kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit.

“Sa shumë dhunë është e drejtuar kundër grave. Mjaft. Ta lëndosh një grua është ta fyesh Zotin”, tha Papa.

Gjatë një programi televiziv muajin e kaluar, Papa tha se një burrë që ushtron dhunë ndaj një gruaje, përfshihet në diçka “që është pothuajse satanike”.

Që prej fillimit të pandemisë, Papa Françesku ka folur disa herë kundër dhunës ndaj grave, dukuri që u rrit në mbarë botën gjatë mbylljeve për shkak të COVID-19, duke lënë gratë që të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi së bashku me abuzuesit e tyre.

Më 1 janar, Kisha Katolike feston Ditën Botërore të Paqes. Në një deklaratë për të shënuar këtë ditë, muajin e kaluar Papa bëri thirrje që shtetet të shpenzojnë më pak në armatim dhe më shumë në arsimim./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASANLLINJTË E KALOJNË VITIN E RI NË SPITAL/ 25 qytetarë shkojnë të dehur në urgjencë
Previous article KUJDES! Nëse keni këto pesë simptoma të variantit Omicron, duhet të testoheni për COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT