• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FYERJE NDAJ…/ Dënohet me 10 vite burg gruaja që mposhti Erdoganin në Stamboll
Home
Nderkombetare

FYERJE NDAJ…/ Dënohet me 10 vite burg gruaja që mposhti Erdoganin në Stamboll

6 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë në Stamboll këtë të premte ka dënuar kryetaren e Partisë Popullore Republikane (CHP) për Stambollin, Canan Kaftancioglu, me pothuajse 10 vite burg për disa postime në Twitter vite më parë.

Nëse dënimi konfirmohet edhe nga Gjykata e Apelit, Kaftancioglu do të kalojë 9 vite, 8 muaj dhe 20 ditë pas hekurave nën akuzat për “përhapje të propagandës terroriste” dhe “fyerje ndaj figurave publike, përfshirë Presidentin Recep Tayyip Erdogan”.

Vetë 47-vjeçarja e cila njihet si gruaja që i mori Stambollin Erdoganit pas 25 vitesh, sëbashku me kandidatin e CHP për metropolin turk, Ekrem Imamoglu, tha se vendimi për ta dënuar ishte marrë në zyrën e Presidentit.

“Koha jonë ka filluar, ai humbi. Ne fituam, 80 milionë turqit fituan. Nuk do të heq dorë nga mendimet dhe fjalët e mia pavarësisht verdiktit. Koha jonë ka filluar, ai humbi, ne fituam”, tha Kaftancioglu, e cituar nga Hurriyet, duke iu referuar fitores së thellë të partisë së saj më 23 Qershor në zgjedhjet lokale në Stamboll.

Kaftancioglu do të qëndrojë e lirë deri në aprovimin e dënimit edhe nga Gjykata e Apelit.

Në seancën e sotme gjyqësore Kaftancigolu shoqërohej në gjykatë nga mijëra persona, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, aktivistë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të konsullatave nga shumë shtete, etj.

Tepër i ashpër në reagimin e tij ishte kryetari i partisë opozitare, CHP, Kemal Kiliçdaroğlu, i cili tha se “në këtë shtet nuk ka drejtësi. Në momentin që merr vendimin, gjykatësi nuk ddëgjon ndërgjegjen e tij, por pallatin Presidencial”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I "IKËN TRURI"/ Blen gabimisht një birrë për 100 mijë dollarë. Gazetari...
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT