Ka mjaftuar që të hyjë në Shqipëri me një makinë të vjedhur e tipit “Mercedes-Benz” 44 vjeçari nga Shqipëria për të ngritur në këmbë një Polici të tërë.
Ai është arratisur nga pika kufitare ku ka kaluar mjetin, dhe është në kërkim nga blutë e shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., vjeç 44, pasi në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka trafikuar në mënyrë të paligjshme, mjetin tip “Benz”. Neni 141/a i Kodit Penal.


