• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUTET NË GARAZHIN E PALLATIT PËR TË VJEDHUR/ Policia arreston në flagrancë hajdutin në Tiranë (PAMJET)
Home
Breaking News

FUTET NË GARAZHIN E PALLATIT PËR TË VJEDHUR/ Policia arreston në flagrancë hajdutin në Tiranë (PAMJET)

30 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia arreston një 41-vjeçar në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Nga pamjet e siguarua nga Policia shihet teksa, 41-vjeçari,  E. P, banues në Kavajë kapet nga efektivët në flagrancë duke dalë nga garazhi ku ishte futur për të grabitur.

Sipas policisë ky i fundit rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet Operacioni i koduar “Gracka”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr. 3, Tiranë.

Kapet në flagrancë nga Policia një shtetas në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Zbardhen edhe disa vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.

Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje).

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në  mekanizmin,  mënyrat,  vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se  ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e  ngjarjeve të  tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTIME NË KOKË DHE NË KRAH/ Gjendet e vdekur një grua në Memaliaj (EMRI)
Previous article LA SHQIPËRINË PËR MILANON/ Ish velina e Fiks Fare po bën jetë si në përralla

k.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT