• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Futën kufomën te pasagjerët e avionit për në Prishtinë, pasagjerja bën lëvizjen e papritur
Home
Rajon

Futën kufomën te pasagjerët e avionit për në Prishtinë, pasagjerja bën lëvizjen e papritur

22 April, 2018 anxheladoko Rajon

Një udhëtare e ka denoncuar Turkish Airlines se ka futur një kufomë të udhëtarët në aeroplanin e linjës Stamboll Prishtinë. Salie Osmankaq, ka treguar se kufoma ishte sjell e fundit brenda në aeroplan. Me lese dhe e mbështjellë me qefin ishte dërguar në fund të aeroplanit.

“Turkish Airlines dhe udhëtimi me kufomën e futur në aeroplan mbi kokat tona”. Kjo është fjali e parë e denoncimit që ka bërë Salie Osmankaq, një udhëtare e linjës Stamboll – Prishtinë.

 

Osmankq ka shkruar se kompania turke, pa fije hezitimi ka bërë pjesë të udhëtimit edhe një kufomë (të mbështjellë vetëm me qefin, e jo të vendosur në arkivol), të cilën e kanë futur në bord, pasi që të gjithë udhëtarët zunë vendet e tyre.

“Derisa po prisnim të nisej aeroplani, pasi u mbyll bordi, për një çast hyn në aeroplan hynë 5 burra, të mbrojtur me jelekë dhe dorëza. Njëri na ta na kërkoi ne udhëtarëve të skajonim kokat, e 4 të tjerët bartnin pas tij kufomën me lese. Kufoma “udhëtoi” mbi kokat tona. E dërguan diku kah bishti i aeroplanit dhe ata që e sollën dolën nga bordi”, ka përshkruar Osmankaq udhëtimin nga Turqia në Kosovë.

Sipas saj, një veprim i tillë përpos që ishte fyerje për familjarët e të ndjerit është shtë terror psikologjik për fëmijët e të rriturit që atë ditë (më 07.04.2018) po udhëtonim në aeroplan.

“Nëse ishte dashur domosdoshmërisht kufoma të bartej nga Stambolli në Prishtinë, atëherë procedura e futjes së kufomës në aeroplan të kryhej përpara se udhëtarët të zinin vendet. Dhe kufoma të futej tek bagazhi, jo në pjesën ku ulen udhëtarët”, ka shkruar ajo.

Osmankaq u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare të Aeroporit të Prishtinës të marrin masa ndaj një veprimi të tillë.

“Autoritetet e Aeroportit të Prishtinës duhet t`i shqiptojnë masë ndëshkuese, kësaj kompanie, në mënyrë që skenat e tilla të mos përsëriten. Kjo kompani duhet ta kuptojë qartë se është kompani udhëtimi për të gjallë, e jo të fus kufoma mbi kokat e udhëtarëve që paguajnë para të majme për të udhëtuar me të”, ka shtuar ajo./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)
Previous article E pakrahasueshmja Beyonce, çon në këmbë audiencën dhe mahnit me look-un në koncert

anxheladoko

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT