Futbollisti Edu Ferreira, i ekipit portugez Boavista, po lufton me kancerin dhe ka kohë që është larg fushave të futbollit. Por ekipi i tij ka bërë një gjest tepër human që po vlerësohet nga shumë ndjekës të futbollit.
Klubi i ka zgjatur kontratën lojtarit 20-vjeçar deri në vitin 2019, në mënyrë që ai të fokusohet plotësisht në betejën e tij kundër kancerit dhe të mos të mendojë që është një futbollist pa kontratë.
Klubi portugez shpreson që gjesti do t’i japë forcë lojtarit dhe i uron atij një kthim sa më të shpejtë.


