• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUSHATË E NXEHTË NË KOSOVË/ Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit
Home
Rajon

FUSHATË E NXEHTË NË KOSOVË/ Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

22 May, 2026 s.autor Rajon

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht nis më 28 maj, por partitë tashmë kanë nisur tubimet dhe takimet gjithandej vendit. Akuzat ndaj njëri-tjetrit, ofendimet por edhe dhuna janë sinjalet e para se fushata pritet të jetë me agresive se ajo për zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Analisti Adrian Zeqiri tha: “Këto janë zgjedhjet e katërta që po organizohen brenda një periudhe 13-14 mujore. […] Duke përfshi këtu edhe bllokadat institucionale, mosgatishmërinë e arritjes së një konsensusi më të vogël politik, kjo ka shkaktuar që në këtë fushatë, gjuha të jetë paksa më e ashpër”.

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Albin Kurti për takimet e tij të fshehta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa në Skenderaj, zëvendësministri i Financave, kandidat për deputet nga Vetëvendosje, u sulmua nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, duke akuzuar direkt kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku.

Sipas analistëve, kjo ka bërë që programet politike të cilat ende nuk janë prezantuar të mos marrin rëndësinë e duhur.

“Programet politike me të cilat tradicionalisht partitë politike garojnë, janë të zhvlerësuar në këtë debat për kush ka të drejtë, kush nuk ka të drejtë”, shprehet analisti Zeqiri.

Një tjetër shqetësim ngrihet me rrjetet sociale ku partitë akuzojnë njëra-tjetrën se po sulmojnë dhe po degradojnë gjuhën.

“Janë rrjetet sociale ku janë ato akuzat, kundërakuzat, ato deklarata të shkurtra, bombastike, të cilat mandej algoritmet e rrjeteve sociale i amplifikojnë dhe e arrijnë atë efektin e vet tek votuesi”, shprehet analisti Zeqiri.

Së fundmi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u detyrua të kërkojë falje, pasi sipas tij, ishte keqkuptuar kur kishte folur për parukieret në një takim në Ferizaj pasi u mor si një referencë për ish-presidenten Vjosa Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ SHBA shpreson për marrëveshje me Iranin, Pakistani ndërmjetëson mes tensioneve të luftës
Previous article SKANDAL NË KANË/ Miss Venezuela publikon videon tronditëse me fytyrën e mbuluar në gjak, akuzon stilistin e njohur për dhunë

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT