Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ku ka prezantuar kandidatin për kreun e bashkisë së 14 Majit, ka ironizuar kundërshtarët të cilët kanë kritikuar këngën e tij të fushatës.
“Për mua është një ditë e bukur sot që të jem këtu dhe përveç një diçka të bukur që pamë me Gledin, Damianin dhe të tjerë që po ndërtojmë diçka nuk e dija se Tit Vullkani është nga Elbasani.Për mu ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ka qenë surprizë e bërë për mua nga miqtë për këtë moment, dhe ka qenë shumë fatkeqësi për ato që na u vunë mbrapa se po promovojmë tallavanë, ato i marrshin të keqen tallavasë.
Thua ti që dëgjojne Moxartin dhe thua se tallavja i bezdis, por që ato dëgjojnë përditë se çfarë del nga zorra qorre dhe na u bezdiskan nga tallavaja dhe fjalët e një kënge meriton nje pergjigje. Me muzikën këtu dhe me Tit Vullkanin ketu do të jemi drejt rrugës së gjelbert per 14 Maj”, ka thënë Rama.


