• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUSHATA E VAKSINIMIT/ Thirrja e Manastirliut: Dëgjoni zërin e shkencës, vaksinohuni
Home
Sociale

FUSHATA E VAKSINIMIT/ Thirrja e Manastirliut: Dëgjoni zërin e shkencës, vaksinohuni

8 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka apeluar nga pika e vaksinimit në Kukës për vaksinimin me dozën e tretë për të rritur mbrojtjen për qytetarët, në kushtet e shqetësimit të rritur nga variantet e reja. Ajo theksoi se vaksinimi është thelbësor për festa më të sigurta.

“Jemi sot në Kukës por edhe në të gjithë Shqipërinë ne nuk po e ndalim punën për të rritur mbulesën vaksinale. Mjekët, infermierët, vaksinatorët janë duke bërë një punë kapilare për të vajtur tek çdo qytetar i cili e ka të pamundur të aksesojë qendrën shëndetësore për t’u vaksinuar. Kemi qenë dhe vijojmë të jemi në universitete dhe po ashtu edhe në gjimnaze për vaksinimin +16 vjeç. Është e rëndësishme që të mos e ndalim këtë instensitet edhe në kushtet e variantit të ri Omicron por edhe me rritjen e infektimeve në të gjitha vendet e Europës”, tha Manastirliu.

Nga Kukësi po ndoqi nga afër vaksinimin anti-covid, Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe dozës përforcuese për të rritur mbrojtjen e qytetarëve në këtë periudhë të vitit.

“Ajo çfarë mbetet thelbësore është rritja e mbulesës vaksinale. Sigurisht që ajo çfarë duhet në këto ditë, duke qenë se jemi edhe në prag të festave të fundivitit është sa më shumë garanci, e cila fitohet vetëm nëpërmjet vaksinimit. Sepse nëse duam që të gëzojmë festat e fundvitit, të mblidhemi së bashku, sigurisht duke pasur gjithmonë parasysh masat të cilat ne aplikojmë për ambientet e brendshme dhe për ambientet e jashtme, duke i respektuar me rigorozitet ato, duhet që ne të gjithë të vijojmë këtë fushatë vaksinimi, këtë program vaksinimi, duke vaksinuar të gjithë ata që ende për një arsye apo për një tjetër nuk janë vaksinuar”, tha Manastirliu duke ftuar qytetarët që të dëgjojnë zërin e shkencës dhe të autoriteteve që bëjnë thirrje për një vaksinim të shpejtë.

I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit në të gjitha njësitë administrative që të vaksinohen.

“Si kryetar bashkie u bëj thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohemi sa nuk është vonë, sepse vaksina siç ka treguar është mbrojtja më e mirë kundër virusit. Unë besoj që jemi në rrugën e duhur, por natyrisht fushata duhet të vazhdojë bashkë me drejtorinë e shëndetit publik, bashkë me administratorët e njesive, bashkë me kryetarët e fshatrave që ne të bëjmë thirrje që të vaksinohen qytetarët e bashkisë Kukës”, tha Gjici. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer 2,161,198 vaksinime. Më shumë se 980 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 85 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PFIZER 40 HERË MË SHUMË EFEKTIVE NDAJ OMICRON? Ja çfarë thotë OBSH
Previous article DETAJET NGA PARANDALIMI I VRASJES/ Si ra policia në gjurmët e autorëve, konflikti nisi në Belgjikë për prishjen e pazareve të drogës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT