Furtunë shkarkimesh nga media më e madhe në vend. Nuk dihet ende çka ndodhur, por Top Channel po “varfërohet” dita-ditës. Vetëm në 2017-ën janë të shumta shkarkimet apo largimet që po bëhen. Mjafton të përmendim emrat e larguar më së fundi dhe do e kuptoni. Ja lista e disa gazetarëve që i kanë dhënë audiencën më të madhe këtij televizioni dhe që janë larguar duke shkaktuar “zhurmë”
Lista e disa prej të larguarëve nga Top Channel

Në vend të Ballës është vendosur Endri Xhafo, Drejtori i ri i Informacionit.

ENKELEJD LLANAJ: Bëhet fjalë për producentin ekzekutiv të lajmeve, Enkelejd Llanaj, i cili ka punuar si gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit. Largimi i Enkelejd Llanajt, vjen pas shkarkimit të Sokol Ballës.
IDRO SEFERI: Korrespondenti i Beogradit e ka komentuar largimin e tij nga Top Channel. Pjesë nga statusi i tij në facebook: “…Arsyet e largimit janë te natyrës teknike dhe te vendimit personal për ta pare veten me qete pas një volumi te madh te punës. Me shume se kaq nuk dua ta komentoj dhe për mu atë gjithë tek Top Channel janë miq. Për mua TCH mbetet një etape prozaike, e pa imagjinueshme dhe një nder për mua të bëj një punë qe s’do te përsëritet dy here!”
BLEDAR ZAGONJORI: Ish-Drejtori i Lajmeve të Top-it.
REZART AGA: I larguari që ka qenë autori i parë i programeve si Big Brother, The Voice, apo Master Chef në Top Channel. Kalon në RTSH.
MARINA VJOLLCA: Sipas fjalëve, ajo donte një emision të sajin dhe këtë Top Channel nuk mund t’ia siguronte. Ajo nisi formatin C’est la vie në TV Klan.
ADI KRASTA: Supozohej të kthehej këtë vit në televizionin mëmë, por jo. Planet për të ringritur të “Diellën” dështuan dhe një emision alla “Jimmy Kimmel” nuk ia mbushi syrin moderatorit historik.
AGRON LLAKAJ: Drejtori artistik i spektaklit të humorit “Porokalli”.
BES KALLAKU dhe ERION ISAI, aktorët e njohur të spektaklit të humorit, për të cilin ka pasur aludime edhe për konfikte me regjisorin Altin Basha.
JULIAN DEDA: Aktorë tek Portokallia. etj.
Përgatiti: AlpeNews.al



