• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FURNIZONTE VIPAT GREKË ME DROGË/ Roland Shëmbitrasit që u EKZEKUTUA në 2017, i bllokohen 1 milion euro pasuri
Home
Breaking News

FURNIZONTE VIPAT GREKË ME DROGË/ Roland Shëmbitrasit që u EKZEKUTUA në 2017, i bllokohen 1 milion euro pasuri

22 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Struktura “Forca e Ligjit” sekuestroi rreth 1 milion euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.
Mësohet se shuma e sekuestruar i përket Roland Shëmbitrasit (personit që shini në foton e mëposhtme) të vrarë në Greqi në vitin 2017 për pazaret e drogës dhe të familjarëve të tij.

Ngjarja dhe ekzekutimi:
Roni, ashtu siç i flisnin miqtë, ishte bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” në lagjen “Glyfada” në kryeqytetin grek, pikërisht ku dhe u ekzekutua.

Megjithëse autorët janë ende të paidentifikuar, Shëmbitrasi duket se i ka njohur atentatorët e tij. Dëshmitarë që ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit, i kanë thënë policisë se mes viktimës dhe dy vrasësve pati një bisedë.

Hetuesit grekë deri tani kanë mbledhur dëshmi dhe prova të vlefshme për hetimin, përfshirë këtu edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Biseda para vrasjes
Rreth orës 04:40 të mëngjesit të së dielës, dy autorët u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij. Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?

39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!

Në këtë moment, dy atentatorët nxorrën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin duke e lënë të vdekur. Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.
Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.

“Tenxherja”
Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “tenxherja”. Ai është bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës. Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë.

Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.

Ai ka marrë nofkën “tenxherja” për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës. Në fund, ai nxirrte një produkt të pastër për klientët e tij. Për këtë arsye, Roland Shëmbitrasi ishte edhe trafikanti më i shtrenjtë në Athinë, pasi 1 gram kokainë e shiste për 100 Euro. Ai kishte një klientelë të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës së “showbiz” në Athinë dhe janë emra mjaft të njohur. Përveç se janë konsumatorë, shumë prej tyre performojnë në lokalet e natës ku ishte bashkëpronar edhe Shëmbitrasi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Femrat e humbasin dëshirën seksuale me kalimin e kohës/ Zbuloni cila është arsyeja
Previous article AKOMA "DHIMJBE KOKE" PËR VALVERDEN/ Ndeshja e sezonit të kaluar vazhdon ti japë makthe

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT