• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FURNIZONTE ME DROGË LOKALET E NATËS NË DHËRMI/ Arrestohet 52-vjeçari. Sekuestrohen…
Home
Aktualitet
Kronikë

FURNIZONTE ME DROGË LOKALET E NATËS NË DHËRMI/ Arrestohet 52-vjeçari. Sekuestrohen…

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, finalizohet operacioni policor i koduar “Tablets”.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LCD, MDMA, ketaminë, amfetaminë, kokainë, të ndara në doza gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet kriminal. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tablets”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. T., 52 vjeç, banues në Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E MBRETËRESHËS/ Veliaj mesazh në librin e ngushëllimeve: I shërbeu me dinjitet...
Previous article "BE-JA NUK ËSHTË KOMPLETUAR PA BALLKANIN PERËNDIMOR"/ Von der Leyen: Të forcojmë lidhjet me shtetet demokratike

s.autor

Postime të ngjashme

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn Aktualitet

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT