• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FURNIZONIN LOKALET ME DROGËRA TË FORTA/ Arrestohen dy të rinjtë anglezë në Dhërmi
Home
Aktualitet
Kronikë

FURNIZONIN LOKALET ME DROGËRA TË FORTA/ Arrestohen dy të rinjtë anglezë në Dhërmi

9 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy anglezë janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi shisnin drogë në club-et verore. Policia ka sekuestruar 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, gati për shitje.

Dy të rinjtë me inicialet J.B 34-vjeç dhe J.C 33 vjeç qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.

Vihen në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj”, njoftoi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHEN ME GJASHTË MUAJ HETIMET NDAJ ILIR METËS/ Avokati Kujtim Cakrani: SPAK ka tejkaluar afatet
Previous article "PARADITE NË PUNË, PASDITE NË PLAZH"/ Formula e re për të joshur punonjësit në sektorin e turizmit

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar Aktualitet

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT Aktualitet

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT