• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Furgonin me DROGE dhe shishet e ujit me VAJ HASHASHI/ Si u arrestuan 4 BURRAT nga Lezha, dy prej tyre…
Home
Breaking News

Furgonin me DROGE dhe shishet e ujit me VAJ HASHASHI/ Si u arrestuan 4 BURRAT nga Lezha, dy prej tyre…

24 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

-Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Summer storm”, ku janë sekuestruar 200 kg lëndë narkotike marjuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri. Gjatë operacionit me metoda proaktive nga Sektori për hetimin e krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë janë arrestuar 4 persona si posedues të tyre. Të dyshuarit u arrestuan në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, pas një pune operacionale dhe profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore disa javore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Summer storm”.

Si rezultat i tij u sekuestruan:
– 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë
– 4 litër vaj hashashi
– 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë
– 2 automjete
– 4 celularë

Të kapur në flagrancë bashkë me sekuestrot e lartpërmendura në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras, u arrestuan shtetasit dy prej të cilëve janë të afërm me njëri tjetrin:

– Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë

– Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë

– Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë

– Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar të telefonojë në numrin falas 112, duke denoncuar apo ofruar të dhëna që ndihmojnë në goditjen e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HERRERA OSE VIDAL tek INTERI/ Spalletti kërkon një top-lojtar në mesfushë
Previous article KËPUCËT e INIESTËS në debutimin japonez, të gjithë po FLASIN për to

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT