• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fuqitë e mëdha ndërrojnë ambasadorët në Beograd, mediat serbe e lidhin me Kosovën
Home
Rajon

Fuqitë e mëdha ndërrojnë ambasadorët në Beograd, mediat serbe e lidhin me Kosovën

17 July, 2018 k.autor Rajon

Disa nga fuqitë e mëdha botërore së shpejti do të dërgojnë ambasadorë të rinj në Beograd pasi bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Nga Berlini tashmë është njoftuar se do të vijë përfaqësuesi i ri diplomatik, Tomas Schild, i cili do të zëvendësojë, Axel Ditman, në krye të Ambasadës gjermane. Schild vjen nga misioni gjerman në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, shkruan Novosti.

Mandati pritet t’i skadojë ambasadorit britanik, Denis Kifu, dhe pasardhësi i tij pritet të vijë në vjeshtë, transmeton Lajmi.net.

Edhe Ambasada e Rusisë e cila u drejtua nga Aleksandër Chepurin për gjashtë vjet pritet të ndryshojë. Boçan Harçenko një njohës i madh i çështjeve të Ballkanit dhe mik i serbëve mund të dërgohet nga Kremlini.

Berlini dhe Londra pritet të emërojnë diplomatë me përvojë për ambasadorët e rinj në Serbi, duke pasur parasysh se në periudhën e ardhshme çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në BE do të jenë në krye, thekson gazeta.

Ambasadori kinez, Lee Manchang, është në fund të mandatit, mirëpo qarqet diplomatike besojnë se Pekini nuk do të ketë kohë të bëj ‘kthesa’ në Beograd.

Gjithashtu, ambasadorët australian dhe indian, Julia Fini dhe Narinder Chohan, do të largohen nga Beogradi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dita e parë e si bardhezi, Ronaldo tërbon plakat. Tifozët e gdhinë në trotuar, ja batuta me Alegrin
Previous article Marc Marquez/ “Unë dhe Rossi jemi si Messi me Ronaldon”

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT