Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka dalë në “mbrojtje” Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Kreu i qeverisë britanike, ka deklaruar se Zelensky nuk duhet të jetë në presion nga fuqitë botërore për të pranuar një marrëveshje të nxituar për paqe me Presidentin Vladimir Putin.
Duke folur në një takim me ministrat e kabinetit, një ditë pasi i mbijetoi një mocioni mosbesimi, Johnson tha se marrëveshjet e nxituara të paqes nuk zgjasin.
“Ai tha se bota duhet të shmangë çdo rezultat ku agresioni i pajustifikuar i Putinit duket se ka dhënë rezultat,” tha zëdhënësi i Johnson.
Sipas BBC, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha gjithashtu në mbledhjen e kabinetit se Londra po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Më herët, qeveria e Ukrainës ka shprehur qartë qëndrimin e saj kundër një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në këmbim të aneksimit të territoreve.