• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fuqia e pabesueshme e mendimeve: Truri mund t’ju shërojë trupin
Home
Mister

Fuqia e pabesueshme e mendimeve: Truri mund t’ju shërojë trupin

27 November, 2017 sidorela.editor Mister

A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në kujtesën tuaj, kodi i fshehtë i përjetësisë? A mundet truri juaj ta mposhtë kancerin?

Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?

Mendimet tona nuk kontrollohen prej një shpirti metafizik që mbështillet me qeliza. Ata janë një pjesë fikse e trupave tanë, që mund të maten dhe verifikohen. Për shembull, nëse – si në rastin e Morrisit – muskujt nuk lëvizin, ata shkojnë dëm. Për të parandaluar këtë, studiues nga Universiteti i Ohios zhvilluan një trajtim, me anë të të cilit muskujt mund të rigjenerohen duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes – nuk kërkohej asnjë lloj teknologjie.  Si funksionon? Imagjinata …

Dhimbja është pothuaj e padurueshme. Nën lëkurë i digjen copëra qymyri. Torturuesi i tij nuk njeh mëshirë. Makthi merr fund vetëm kur Brandon Tanner hap sytë dhe zgjohet nga gjumi në shtratin e tij.

Ai sheh të njëjtën ëndërr, natë pas nate. Agonia duket e vërtetë, por ajo zhduket sapo ai zgjohet. 36-vjeçari nuk ndien as edhe një gërvishtje. Asgjë. Pasi Tanneri më në fund i tregon doktorit për ëndrrat e tij, mjeku amerikan Bernhard Siegel vendos t’i bëjë një kontroll tërësor shëndetësor.  

Rezultatet janë një tronditje e vërtetë, edhe për doktorin me përvojë: Tanneri ka fazat e hershme të kancerit në tiroide. Por falë pikasjes së hershme, mund të kurohet. Mendja e Tannerit ka parandaluar sëmundjen që të ecë pa u vënë re, e si pasojë i ka shpëtuar jetën …

Forca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit. Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij në mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë.

Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.

Por, ajo që nuk e dinë, është se nga momenti që u nxitua për në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.

Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

A mundet mendja ime të kurojë kancerin?

Atëherë, a ishte tmerrësisht shumë me fat Morris Goodmani? Apo mendja është në fakt …

orca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit. Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij në mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë. Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.

Por, ajo që nuk e dinë, është se nga momenti që u nxitua për në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.

Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

A mundet mendja ime të kurojë kancerin?

Atëherë, a ishte tmerrësisht shumë me fat Morris Goodmani? Apo mendja është në fakt …

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Xhensila në gjendje të rëndë, njofton fansat me keqardhje për...
Previous article E dhimbshme/ Stresi bën gjestin e madh, puth varrin e vëllait dhe...

sidorela.editor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT