• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUNDOSET ILIR META/ Ja si pritet të izolohet nga mazhoranca pas shkarkimit nga Parlamenti, drejt pezullimit deri në…
Home
Politikë

FUNDOSET ILIR META/ Ja si pritet të izolohet nga mazhoranca pas shkarkimit nga Parlamenti, drejt pezullimit deri në…

7 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta rrezikon të pezullohet nga detyra në momentin që Parlamenti do vendosë për shkarkimin e tij. Të hënën do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit. Ditët e fundit janë dhënë sinjale se deputetët opozitarë në Parlament do japin votat pro shkarkimit nëse realizohet reforma zgjedhore. Pra çështja e shkarkimit të tij është thuajse e mbyllur. Por vetë Meta, juristë dhe media pranë tij shprehen se ai nuk shkarkohet dot nga detyra, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Por gazeta ka mësuar se pasi Kuvendi të vendosë shkarkimin e tij, ai mund të pezullohet nga detyra derisa të marrë vendim gjykata. Pra mazhoranca do e izolojë. Gazeta ju drejtua avokatit Spartak Ngjela, i cili shprehet se në momentin që Parlamenti voton pro shkarkimit, presidenti nuk ka më asnjë kompetencë juridike. “Kushtetuta nuk shprehet. Por ai quhet i pezulluar juridikisht. Nuk mund të nxjerrë dot akte administrative. Nuk ka më forcë juridike. Kështu është vepruar në të gjithë botën. Pastaj shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila gjykon nëse është shkelje e rëndë apo është shkelje e lehtë ç’dekretimi i zgjedhjeve dhe pasoja sociale që ka sjellë. Për mendimin tim është shkelje e rëndë sepse pasoja ishte sociale dhe shkelësit e mëdhenj të Kushtetutës, dhunuesit e opozitës e morën si slogan”, tha Ngjela. Sipas burimeve, edhe presidenti Meta i trembet këtij precedenti. Madje gazetarë pranë tij janë shprehur në portale se kanë frikë nga nxjerrja e Metës përmes policisë nga zyra. Sigurisht që çështja mund të mos shkojë deri këtu, por gazeta ka mësuar se frika e presidenti është diku tjetër. Sipas nenit 91 të Kushtetutës, në momentin që presidenti është në pamundësi për të ushtruar funksionin apo kur vendi mbetet vakant, kompetencat i kalojnë kreut të Parlamentit, pra Gramoz Ruçit. Meta i trembet një gjëje të tillë dhe prandaj po këmbëngul te ngritja e Kushtetueses dhe përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, 3 anëtarë të Kushtueses i zgjedh presidenti dhe po ashtu ai emëron anëtarët e Gjykatës së Lartë, pasi përzgjidhen nga KLGJ. Por Meta i trembet faktit se duke u zëvendësuar nga Ruçi, do jetë ky i fundit që do bëjë emërimet dhe prandaj po dërgon letra në KLGJ për këto dy institucione.

Argumentet e Ngjelës

Avokat Ngjela, në prononcimin për gazetën është shprehur se dhe për ndërkombëtarët Meta ka kryer shkelje të rëndë Kushtetuese. Po ashtu ai ka paralajmëruar se sapo të shkarkohet Meta, do ngrihen SPAK e BKH. “Pyetja është që po presidenti, prandaj e bëri ç’dekretimin e zgjedhjeve? Fakti që ka filluar procedura dhe ky është president dhe nuk ka asnjë lloj reaksioni kundër nga politika e lartë ndërkombëtare, kuptohet që edhe ata e kanë konceptuar si shkelje të rëndë të Kushtetutës. Shkarkimi i presidentit është hapi i parë që e fut Shqipërinë në hullinë e drejtësisë shoqërore dhe demokracisë ligjore. Menjëherë pas kësaj do të shikoni që do të krijohen edhe SPAK dhe BKH. Do të thuhet që reforma në drejtësi mori jetë. Çfarë konstatohet në këto momente? Konstatohet që gjithë politika e lartë ndërkombëtare, që nga Uashingtoni në Berlin e deri në Bruksel, kur flitet për Shqipërinë, të gjithë flasin për reformën në drejtësi dhe për goditjen e korrupsionit të lartë”, tha ai. Ngjela u shpreh se Shqipëria hyn në Perëndim menjëherë nëse bën goditje penale të korrupsionit të lartë, që nga presidenti, e deri tek ministra e ish-kryeministra, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË GREQI/ Kush janë dy kandidatët shqiptarë që duan të përfaqësojnë emigrantët
Previous article “KËNGË KATASTROFË, E KLIKOJNË ME PA B*THËT DHE GJOKSI E ELVANËS”/ Capital T "shpërthen" keq ndaj ndjekësit: Nëse s’të ka pëlqy… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT