Tre shqiptarë janë arrestuar në sajë të një operacioni të zhvilluar gjatë fundjavës nga oficerët e policisë italianë në Alatri pasi në mjetin e tyre u gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta të cilat i mbanin pa leje. Shqiptarët janë të moshave 24 deri në 34 vjeç e ndërsa nuk bëhen ende të ditura identitetet e tyre.
Mediat italianë shkruajnë kjo ka qenë një fundjavë ‘zjarri e ferri’ pasi në këtë zonë përveç shqipatrëve janë arrestuar edhe dy vajza rrethe të 30-tave njëra e cila ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkolit dhe tjetra e cila është kapur me një sasi lënde narkotike kokainë të cilën e kishte për përdorim vetiak.
Përveç kësaj, gjatë të njëjtit shërbim janë kontrolluar 83 persona dhe 75 automjete si dhe kundërvajtje të larta të ndryshme ndaj kodit të autostradës.


