• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUNDJAVË E ZEZË NË ÇIKAGO/ Vrasje dhe plagosje. Policia e qytetit ka kërkuar ndihmë për të luftuar …
Home
Nderkombetare

FUNDJAVË E ZEZË NË ÇIKAGO/ Vrasje dhe plagosje. Policia e qytetit ka kërkuar ndihmë për të luftuar …

6 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Policia në qytetin amerikan të Chicagos ka kërkuar ndihmë për të luftuar dhunën me armë zjarri, pasi më shumë se 60 persona janë qëlluar gjatë fundjavës.

Të paktën 10 vetë janë vrarë në qytet, e policia thotë se në pjesën më të madhe të rasteve bëhej fjalë për përplasje mes bandave.

“Ne nuk do të dorëzohemi, – thotë shefi i Policisë së Chicagos. – Por, na duhet më shumë ndihmë nga sistemi gjyqësor, na duhet më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë”.

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar të dielën, me 30 persona të qëlluar me armë zjarri nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit.

Incidentet janë regjistruar kryesisht në anën jugore dhe perëndimore të Chicagos.

“Është një nga fundjavat më të dhunshme dhe për këtë nuk ka diskutim”, tha një zëdhënës i policisë.

Zyrtarët, sidoqoftë thonë se dhuna bie ndesh me trendin e përgjithshëm në qytet, ku thuhet se incidentet me armë zjarri po shënojnë rënie.

Më herët këtë muaj, “Chicago Tribune” raportoi se kishte 532 më pak raste të përplasjeve me armë këtë vit, krahasuar me 2017-n. Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar në vijimësi të ndërhyjë në Chicago, e vitin e kaluar tha se krimi dhe vrasjet kishin arritur përmasa epidemike në qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THUMBON" PUBLIKISHT KOLEGËT/ FIFI: Mos e gënjeni veten kot, uluni para pasqyrës dhe… (FOTO)
Previous article KAPELJA E ÇUDITSHME/ Njihuni me aksesorin më të ri dhe fashion sipas Lori Hoxhës. Ja marka... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT