• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUNDJAVË DIMRI/ Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore, qarqet më të rrezikuara
Home
Aktualitet
Kronikë

FUNDJAVË DIMRI/ Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore, qarqet më të rrezikuara

11 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje sesi paraqitet situata në rrugët kombëtare në vendin tonë.

Gjithashtu, MM ka dhënë përditësime edhe për situatën në porte, për nivelin e lumenjve dhe rezervuarëve, pasi Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu e dëbore në zona më malore. Ministria e Mbrojtjes jep sqarime të hollësishme për situatën rrugore në Republikën e Shqipërisë.

Akset rrugore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa ndërprerje.

Në akset rrugore fushore: Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin, Ura e Bunës – Muriqan, Ura e Kirit-Vau i Dejës është punuar për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e sinjalistikës. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në aksin malor Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash, gjatë ditës ka pasur reshje bore. Grupet e punës në terren kanë pastruar borën dhe kanë bërë kriposjen e këtij segmenti. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në akset rrugore: Kukës – Krumë dhe aksin Kukës – Ura e Zapotit, Ura e Zapotit – Shishtavec, vazhdojnë reshjet e borës. Po punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet normal, por rekomandohet perdorimi i gomave dimërore.

Në akset rrugore të Tropojës gjatë ditës së sotme ka pasur reshje bore me ndërprerje, por pa pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmeri me mjete dhe fuqi punëtore.

Në aksin rrugor Dushaj – Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, kanë vijuar reshjet e borës me ndërprerje kohore dhe intensitet të ulët. Rekomandohen gomat dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në akset rrugore të qarkut Tiranë, ka pasur reshje shiu të dobëta, por pa krijuar probleme në qarkullimin rrugor.

Pa probleme janë edhe akset rrugore të qarkut Gjirokastër, në Llogara, Sarandë, në akset rrugore të qarkut Fier, të Korçës.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëborë të përdorin gomat dimërore.

Nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin rrugor.

Portet

Në Durrës dhe Vlorë nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Sipas raportimeve të OSSH, ekipet po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona rurale dhe malore.

Lumenjtë dhe rezervuaret

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi i motit në vijim

Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e diel priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet: Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjerë.

Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore dhe Juglindore të territorit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit. Reshjet e dëborës, të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

* në bregdet: 4 / 14 °C ;

* në vendet e ulëta: 5 / 13 °C ;

* në vendet malore: -4 / 8 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara
Previous article E RËNDË NË FRANCË/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT