Pushuesve u është dashur 1 orë e 20 minuta për të shkuar nga qendra e qytetit në drejtim të Kalasë.

Turistët janë kryesisht Italianë, por edhe emigrantë shqiptarë të rikthyer në Vlorë nga Anglia, Italia, Greqia të cilët vlerësojnë çmimet dhe e shërbimet ofruara ndërsa ankohen për trafikun e rënduar.

Pushues: Nga 20 vite që kam ardh ka ndryshim të herë pas hershëm. E vetmja gjë që nuk do më pëlqente është trafiku i rënduar në akset kryesore. 

Në gjithë vijën bregdetare të qytetit më të frekuentuara mbeten plazhet private të njohura ndryshe si zona ” VIP ” brenda qytetit të Vlorës.

Investimet në hoteleri, bare, restorante por dhe investimet e kryera sëfundmi në plazh, e kanë kthyer këtë zonë për të disatin vit rradhazi në më të frekuentuarën e qytetit të Vlorës nga pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj.

Bregdeti i jugut është një ndër më të preferuarit në vend për shak të pastërtisë së ujit dhe bukurive natyrore ndërsa pritshmëritë janë që fluksi i pushueve të vijoj përgjatë gjithë gushtit.