Një ndër bukuritë më të mrekullueshme dhe të rralla të vendit tonë është fshati malor i Thethit. Në veri të Shqipërisë, mes Alpeve dhe 70 kilometra larg nga qyteti i Shkodrës gjendet kjo luginë e lartë.
Thethi është një vendbanim shumë i hershëm, por që me kalimin e viteve është shndërruar në zonë turstike, janë ndërtuar bujtina e hotele për të mirëpritur pushuesit e ardhur. Që prej vitit ’97 është shpallur “Park Kombëtar”.
Sot, një nga pikat më të vlerësuara turistike.
Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse dhe si rrjedhojë është ka emrin me të cilin e njohim sot. Hapësira e admirueshme që gëzon është e përshtatshme për disa kafshë të llojeve të ndryshme, nisur nga kjo banorët dhe vizitorët e quajnë gjithashtu dhe park zoologjik natyror.
Bukuritë që ky fshat prrallor zotëron janë të pakrahasueshme, janë bukuri paqësore, të lavdishme. Çdokush do të dëshironte disa ditë të mira në këtë parajsë tokësore.