• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUNDI I TIJ DO VIJ NGA…”/ Haradinaj për Albin Kurtin: Është transformuar nga lakmia për pushtet
Home
Rajon

“FUNDI I TIJ DO VIJ NGA…”/ Haradinaj për Albin Kurtin: Është transformuar nga lakmia për pushtet

15 March, 2023 s.autor Rajon

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se është i etur për pushtet dhe ka kapur të gjithë institucionet e vendit. Sipas tij, Kurti ka bërë një transformim të madh vetëm se ka lakmi për të qenë i fuqishëm.

“Po na del ndër më të etshmit për pushtet, më i etshmi që ka ekzistua ndonjëherë. Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.

Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra ky del që është lakmitar i madh në pushtet.

Pra del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve. Krejt lidhjet e shkurtra që i ka krijue: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti.

Pra, edhe për ujësjellësin se lëre më edhe për tjerat dhe dëshira me e kap çdo institucion shihet te ky”, ka deklaruar Haradinaj në Këndin e Debatit në Tëvë1.

Sipas Haradinajt, e gjithë kjo dëshirë për pushtet do t’i japë fundin si kreu i qeverisë së Kosovës.

“Ekziston një teori thonë: Zullumi këputet prej trashit. Këtij ka me ia hangër kryet kjo lakmia e madhe me kap shtetin dhe me e kapë pushtetin, sepse o kah e bon pa kritere, me keqpërdorime të jashtëzakonshme, pa bazë ligjore, o kah e bon me sjellje të ulëta.

Edhe kjo ka me i kështu te shumë profesionistë, te shumë njerëz kredibil kanë me e pa që nuk qenka fare kriter ekspertiza apo diçka po vetëm a je lidhje e shkurtër, a je militant, a je një prej atyre që këta s’kanë dyshime në ty me bo dallavere me ty dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti është më i keq se i të gjitha qeverive më herët për shkak se nuk është fare korrupsion, është lidhje e shkurtër.

Pra ky i ka këput krejt mekanizmat kontrollues, balancues, ndërhyrës. Ky ka kriju një VV të vogël brenda vendimmarrjes lokale dhe kudo që është paraja, vendimmarrja, postet, ky ka krijuar një rrjet”, ka shtuar Haradinaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD ABSOLUT/ Shifrat e Haaland janë të pabesueshme, por norvegjezi befason: Nuk mbaj mend gjë
Previous article NDËRTIMI NË BAZËN USHTARAKE TË SHËNGJINIT/ Ish-zv/komandati i Flotës Detare, Meçollari për herë të dytë në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT