• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani
Home
Europë

Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

2 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se „vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

Jean-Claude Juncker me kryeministrin bullgar Borissow – në sfond presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri malazez, Dusko Markovic dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për vendet aspirante dhe forcimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Juncker i shoqëruar në këtë tur edhe nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn u takua në Bojana me krerët e qeverive të vendeve aspirante e kandidate në BE dhe kreun e qeverisë bullgare, që mban presidencën e radhës në BE, Boiko Borissow. „Këto shtete e kanë vullnetin për të inicuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”, tha Juncker. Prandaj BE mbetet fort e angazhuar për perspektivën europiane të partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, theksoi Juncker në përfundim të udhëtimit të tij në gjashtë vende të Ballkanit. „Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.” Në një samit në  maj në Sofje synohet të zhvillohet një strategji se si do të përshpejtohet përfshirja e Ballkanit në BE dhe ndërtimi i një infrastrukture rajonale.

Asnjë vend nuk plotëson aktualisht kriteret e anëtarësimit

BE synon me prezantimin së fundmi të strategjisë për Ballkanin Perëndimor dhënien e impulseve të reja, por nuk do të bëjë lëshime në plotësimin e kushteve të anëtarësimit. Kjo u bë e qartë edhe nga Juncker, i cili pohoi në Sofje, se megjithë progresin e bërë asnjë nga këto vende për momentin nuk i plotëson kushtet e anëtarësimit. Kjo mund të „bëhet eventualisht në vitin 2025″, nëse përmbushen të gjitha kriteret. Juncker kërkoi që këto shtete të „zgjidhin konfliktet bilaterale territoriale para anëtarësimit.” Ndërsa kreu i qeverisë bullgare, Borissow u shpreh se „ajo që bëjmë ne nën drejtimin europian nuk është e drejtuar as kundër Rusisë dhe as kundër Turqisë.”

Bulgarien Juncker und Borissov in Sofia (Reuters/S. Nenov)

Për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor, BE pritet të investojë më shumë – vetëm në vitin 2018 janë planifikuar 1,07 miliardë euro të ashtuquajtura ndihma të përafrimit me BE, një shumë shtesë kjo e 9 miliardë eurove, që u vunë në dispozicion nga viti 2007-2017. Megjithatë vendet e Ballkanit janë ende larg jetësimit të reformave të kërkuara.

Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

Në një analizë të agjencisë së lajmeve dpa, pas turit ballkanik të kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, theksohet se Juncker e pati vetë mundësinë të shohë gjatë vizitës së tij, se në shumë nga këto vende ende punët çalojnë në gjëra shumë të rëndësishme. Në Shqipëri, nënvizon dpa, reforma në drejtësi nuk ecën përpara, po ashtu as lufta kundër kanabisit të përhapur. Në Kosovë po ashtu ka shumë probleme, „duket i gabuar modeli se ish-liderë rebelë mund të reformojnë vendin.” Në Kosovë, shkruan dpa, EULEX-i, misioni më i madh i BE jashtë, lufton vetë me probleme korrupsioni. Në Malin e Zi opozita bojkotoi parlamentin gjatë fjalimit të Junckerit në shenjë proteste kundër qeverisë. Gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale ende në këtë vend nuk një kandidat të qeverisë dhe opozitës për shkak të këtyre konflikteve. Në Bosnje-Hercegovinë rrezikon dështimi i zgjedhjeve parlamentare në tetor për shkak të grindjes për një ligj zgjedhor. Në Serbi parlamenti u dërgua për dy javë në pushim të detyruar, për të mos i ofruar platformë opozitës para zgjedhjeve të rëndësishme lokale në Beograd. Dpa citon një gazetë të njohur sllovene, e cila e përshkruan kështu gjendjen në Ballkan këtë javë të vizitës së Junckerit. „Vendet e Ballkanit bëjnë sikur ndërmarrin reforma, ndërsa BE bën sikur ua beson këtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MATTHIAS HEIN/ Spiunimi i Gjermanisë
Previous article DITËLINDJET E 2 MARSIT/ Ja kush janë YJET e kinematografisë që festojnë sot…

Redaktor2

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT