• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fund radhëve të gjata për të marrë një dokument, nis shërbimi e-kioskë në Tiranë
Home
Sociale

Fund radhëve të gjata për të marrë një dokument, nis shërbimi e-kioskë në Tiranë

20 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument. Madje, këto dokumente mund t’i marrin edhe në fundjavë. Njësoj si një bankomat, njësitë administrative të Tiranës ofrojnë shërbimin e-kiosk, i cili të jep mundësinë që në pak minuta të tërheqësh një certifikatë, leje apo aplikojsh për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Njësinë Administrative 5 të Tiranës, për të përuruar shërbimin e ri të e-kioskave, që do të funksionojë pranë të gjitha njësive administrative. “Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska. Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9 ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit e-kioksa.al, ose mund të printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të qeverisjes vendore”, theksoi Veliaj.

E-kioska ofron shërbime 24 orë dhe në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Përmes kësaj teknologjie inovative, qytetarët përfitojnë shpejtësi dhe përmirësim të dukshëm të cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarit, si dhe lehtësim të procedurave dhe automatizim të shërbimeve. Veliaj u shpreh se tashmë qytetarët do të mund të marrin në këto njësi 47 nga 70 shërbime që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

“Në pak minuta, pa pagesë, shumicën e këtyre aplikimeve, si aplikimi për hapësirë publike, për licencë taksie, për akses në rrugë, për aktivitete politike, protesta, mitingje, koncerte, pra më shumë se 60% e shërbimeve që ofrohen në sportelin e bashkisë, fare mirë mund të aksesohen përmes e-kioskës”, tha Veliaj.

Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin. “Në frymën e modernizimit të Bashkisë së Tiranës, si me aplikacionin Tirana ime apo parkimi me SMS, kjo është një risi që i shtohet gamës së produkteve, që fare mirë mund të bëhen në mënyrë elektronike, jashtë radhe. Për ata që kanë një printer në shtëpi apo në punë, e-kioska.al, ka të gjitha shërbimet e Bashkisë së Tiranës që ofrohen edhe këtu. Për ata që nuk kanë, mjafton të vijnë këtu, pa asnjë pagesë, të vendosin kartën e tyre të identitetit dhe pastaj marrin të gjitha shërbimet, për të cilat tradicionalisht është mbajtur radhë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Qeverinë, po i kushtojnë vëmendje modernizimit të shërbimeve duke shfrytëzuar teknologjinë e re.

Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kiosk është krijuar gjithashtu faqja web, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/. Sistemi e-Kiosk është ndërtuar në mënyrë të atillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RANE NGA LARTESIA TEK SHPELLA E PELLUMBASIT/ Zbardhet dëshmia të riut: Nuk e shpëtova dot, ai...
Previous article Adonis Stevenson ruan titullin, sfida me Badou Jack mbyllet në barazim

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT