• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fund makinave të vjetra në shumë qendra urbane të Europës nga 1 Janari 2018
Home
Europë

Fund makinave të vjetra në shumë qendra urbane të Europës nga 1 Janari 2018

31 December, 2017 k.autor Europë, Nderkombetare

Shtimi në numër i automjeteve private në Bashkimin Europian me afro 4,5% gjatë vitit 2017, çoi në marrje masash të ashpra nga qeveritë europiane, përsa i përket ndotjes së mjedisit.

Nga 241 milionë automjete që qarkullonin në vitin 2016 në rrugët e Europës, tashmë regjistrohen 252 milionë automjete private, ku mes tyre automjetet më të vjetra shkarkojnë 10 deri 15 herë më shumë ndotje në mjedis. Automjetet diesel, të një teknologjie më të vjetër (më të vjetra se kategosia Euro 4) janë shkaktaret kyesore në ndotjen e mjedisit në zonat urbane, ndaj dhe vendet e Bashkimit Europian do të kufizojnë me masa drastike qarkullimin e tyre nga 1 Janari 2018, në qendrat urbane.

Sipas të dhënave që ka publikuar më herët Shoqata e Përfaqësive të Automjeteve të Importit, vendet e Ballkanit kanë një moshë mesatare të automejeteve, deri në 14 vjet, ndërsa Shqipëria ka një prag shumë më të lartë. Ky është shkaku që Bashkimi Europian doli me një udhëzim të ri, për limitet e makinave që mund të jenë në qarkullim, në mënyrë që të ulë ndotjen mjedisore.

Objektivi i udhëzimit në fjalë është ulja e ndotjes, që sot sipas statistikave shkakton 400.000 vdekje të parakohshme, çdo vit, për shkak të ndotjes së atmosferës në zonën e BE-së dhe jo vetëm. Për shembull, në Amsterdam nga 1 Janari 2018 do të ndalohet qarkullimi për makinat benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Barcelonë do të ndalohet hyrja e makinave të teknologjisë Euro 1-2, pavarësisht lëndës që djeg, në Berlin do të ndalohet qarkullimi i makinave benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Bruksel deri në vitin 2021 do të jetë ndaluar qarkullimi i makinave benzinë Euro 2 dhe naftë Euro 4, në Paris do të ndalohet qakullimi i makinave naftë Euro 3 dhe benzinë Euro 2, ndërsa në Oslo do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve të teknologjisë më të vjetër se Euro 6. Makinat që do të qarkullojnë, apo hyjnë në këto vende, jashtë këtyre kritereve standarte të përcaktuara, do të paguajnë çdo ditë një taksë nga 1,5 deri në 10 euro. Të gjitha këto masa merren pas iniciativës së përbashkët të industrisë së prodhimit të makinave, që do të nxisin futjen në treg të makinave elektrike me modele të reja. Prandaj, në vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e vendeve anëtare në BE janë të vendosura të nxjerrin nga tregu i shitjes automjetet me djegie të brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi gjeopolitik/ Ç’duhet të presim nga 2018-a, në të katër cepat e botës
Previous article Ritet e Vitit të Ri në 20 vende të botës!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT