• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FTESË EDHE PËR DEMOKRATËT/ Veliaj: Ja pse duhet të vini në familjen tonë SOCIALISTE
Home
Politikë

FTESË EDHE PËR DEMOKRATËT/ Veliaj: Ja pse duhet të vini në familjen tonë SOCIALISTE

1 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Njësia 1, Kryebashkiaku dhe drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj nisi sot turin e takimeve me Asambletë socialiste të kryeqytetit. Veliaj kërkoi mbështetjen për një tjetër mandat të tretë qeverisës për PS-në, duke theksuar se vetëm PS i ka përveshur mëngët për të transformuar Tiranën dhe Shqipërinë.

Ai nënvizoi se falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta në Tiranë është më e mirë. “Kam takuar sot banorë të Njësisë 1, të cilët më thanë se para 5 vitesh, kur e bleva, shtëpia ime këtu te “Ali Demi” vlente 800 Euro metri katror. Sot, pas 5 vitesh, vlen 1200 Euro metri katror, falë mënyrës si pastrohet, rruga është më e mirë dhe ngado rrotullohemi shohim ndryshim. Kjo është arsyeja pse merremi me politikë, ja pse duam që Edi Rama dhe Partia Socialiste të vazhdojnë mëngëpërveshur për t’i çuar më larg këto punë. Kemi nevojë edhe për ju”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Partisë Socialiste po i bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz, që besojnë te forca e ndryshimit. “Kemi nevojë për edhe një. Edhe një zonjë, edhe një zonjushë, edhe një vajzë, edhe një zonjushë, që i bashkohet kauzës sonë. Edhe nëse nuk mendojnë si ne, a shkojnë në të njëjtat çerdhe që sot janë më të mira? A shkojnë në të njëjtat kopshte, shkolla që sot janë më të mira. A ecin në të njëjtat rrugë? Nëse falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta është më e mirë edhe për to, duhet të vijnë në familjen tonë”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Messi dhe Ronaldo SËRISH përballë njëri-tjetrit në fazën e grupeve të Champions League
Previous article "TIRANË, SULMO NGA KRAHËT DHE SULMO"/ Peço "spiunon" Young Boys: "Bardheblutë" i favorizon shumë…

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT