Është duke u mbajtur në ambientet e hotel “Tirana International” një takim mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare me temë: “Siguri-Reformim-Modernizim”.
Në këtë tryezë janë të pranishëm kryeministrit, Edi Rama, përfaqësues nga Ministria e Sportit dhe drejtues të FSHF-së, si dhe nuk mungojnë as drejtuesit e klubeve elitare të futbollit shqiptar.
Kërkesa kryesore është rikthimi i policisë në stadiume dhe ndryshimi i ligjit për sportin. Gjithashtu, një kërkesë parësore do të jetë që dhunuesit në sport të dënohen, duke u bërë pra një vepër penale.
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më”. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ja lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në staidume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posocëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë se policia.
Shqetësimi mbetet te impianetet sportive. Ka mjaft impaiante që nuk i kanë parametrat minimale të sigurisë. Duhet bashkërisht të garantojmë monitorimin me kamera të të gjitha imipaneteve. Teknologjia na i jep mundësi.
Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg.”, u shpreh kryeministri Rama.