• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FSHEHU PAGESËN E AKTORES PORNO/ Trump do të dënohet por s’ do të shkojë në burg! Vendimi shpallet 10 ditë para betimit si president i SHBA
Home
Nderkombetare

FSHEHU PAGESËN E AKTORES PORNO/ Trump do të dënohet por s’ do të shkojë në burg! Vendimi shpallet 10 ditë para betimit si president i SHBA

4 January, 2025 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Nju Jork– Më 10 janar, dhjetë ditë para se të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë dënimin pasi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar për 34 akuza për mashtrim financiar në lidhje me skandalin e pagesës së fshehtë prej 130,000 dollarësh ndaj yllit të filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Vendimi u njoftua nga gjyqtari i Gjykatës Supreme të Shtetit të Nju Jorkut, Juan Merchan, i cili udhëhoqi gjykimin që përfundoi me dënimin e Trumpit. Merchan shpjegoi se do të përdorë formulën e “lirimit të pakushtëzuar”, që do të thotë se do të konfirmojë vendimin e fajësisë, por pa vendosur burgim ose dënime alternative.

 

 

Teknikisht, kjo nuk do të jetë një fitore për Trump: përfundimi i çështjes do ta bëjë atë të parin president të dënuar penal që udhëheq Shtetet e Bashkuara. Dënimi do të shpallet pas një serie shtyrjesh të lidhura me afatet zgjedhore dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë në favor të imunitetit presidencial.

Trump u shpall fajtor për mashtrim financiar pasi kishte blerë heshtjen e një akuzueseje. Trump kishte fshehur një pagesë të paligjshme ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, e cila kishte kërcënuar në vitin 2016, gjatë fushatës zgjedhore, se do të zbulonte se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.

Më pas, Trump fitoi zgjedhjet. Tetë vjet më vonë, ai u rizgjodh president. Që nga dita e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, avokatët e tij u përpoqën me çdo kusht të anulojnë procesin Stormy, në mënyrë që të mos shpallet fajtor, pavarësisht dënimit, qoftë edhe simbolik.

Në sistemin amerikan, procesi penal ndahet në dy faza në shumë raste: në fazën e parë, juria e madhe jep verdiktin e pafajësisë ose fajësisë. Në fazën e dytë, në rast dënimi, gjyqtari që udhëhoqi procesin vendos masën e dënimit.

Avokatët e Trump-it kishin argumentuar se si president i zgjedhur, ai kishte fituar të drejtën për të mbyllur çështjen, një hipotezë që gjyqtari Merchan e hodhi poshtë, duke e cilësuar atë si një “teori të re”.

“I pandehuri – kishte shkruar Merchan në vendim – nuk ka paraqitur argumente të vlefshme për të bindur gjykatën të veprojë ndryshe”. “Në momentin kur një person bëhet president – kishte shtuar ai – nuk mund të anulohen retroaktivisht krimet e kryera dhe ai nuk gëzon imunitetin e presidentëve të zgjedhur”.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, kishte sugjeruar mundësinë e shtyrjes së dënimit deri në vitin 2029, në përputhje me përfundimin e mandatit presidencial të Trump-it. Merchan vendosi që procesi të mbyllet para se magnati të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke zyrtarizuar megjithatë statusin e tij si i dënuar.

Zëdhënësi i Trump-it, Steven Cheung, e quajti këtë vendim “një shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin dhe të jurisprudencës së hershme”. “Kjo çështje e paligjshme – deklaroi ai – nuk duhet të ishte ndjekur kurrë dhe Kushtetuta kërkon që ajo të mbyllet menjëherë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PËRMBAHET" SHQIPTARI NË GREQI/ Terrorizon ish-bashkëshorten dhe të bijën, thyen xhamat e shtëpisë dhe…
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Në Spaç, ishte një i burgosun, që ishte në shërbim të tyre, Zyhdi Çitaku, për shumë vjet...

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT