Sot u dha masa e sigurisë nga Gjykata e Vlorës për Fatos Dushën, i arrestuar për strehimin e disa prej klandestinëve sirianë që u gjetën në detin Adriatik pak ditë më parë
Nga ana e tij Dusha është shprehur para gjykatës se nuk ka dijeni për trafikun.
“Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët, ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6- 7 € krevati dhe flenë. Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë e drita. Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll drejtoria e policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë ‘locationin’ njëri tjetrit se është lirë. Skam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet, unë ushqehem më këtë punë”, ka thënë Dusha para gjykatës.
Sirianët të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushes. Ai u arrestua në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.