• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FSHEHU DËNIMIN PËR VJEDHJE NË ANGLI? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnjë
Home
Politikë

FSHEHU DËNIMIN PËR VJEDHJE NË ANGLI? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnjë

26 February, 2022 Delo.autor Politikë

Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.

KQZ shkruan se z. Bano ka deklaruar se ka ndërruar datën dhe vendin e lindjes dhe është shprehur gjithashtu në formularin e dekriminalizimit se ka jetuar në Rumani, Angli e Itali. Dhe për të gjitha këto kërkon verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetedeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar:  Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjenealitetet e tij dhe është shprehur se se ka ndryshuar datelindjen nga “24.01.1981” në “24.07.1978” dhe vendlindjen nga “Prishtinë, Kosove” në “Lushnje”. Pyetjes 8, A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë për me shumë se 1 muaj? subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “po” duke deklaruar se: Ne periudhën Nentor 1996- Shkurt 1997, ka jetuar në Bukuresht, Rumani, për arsye studim gjuhe. • Ne periudhën Korrik 1998 Shtator 2000, ka jetuar në Londër, Angli, për arsye emigracioni. Në periudhën Qershor 2020-Qershor 2021, ka jetuar në Rome, Itali, per arsye probleme shendetsore familjare”, thuhet në shkresën e KQZ.

4 ditë më parë PD theksoi se Bano kishte fshehur të dhëna qëllimisht dhe se një fakt i tillë sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Lushnjës, Elton ka mohuar akuzat duke u shprehur se PD po shpif për të përbaltur emrin e tij.  Bano thotë se sulmi politik është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi.

Ndërkohë nga kandidatet e 6 marsit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim të thelluar edhe për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit, Ferdinand Saraçi. Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi në formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar dënimin me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në banesë, teksa i është referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10 ligji 17/10/1994, numër 497 të ligjit italian, që flet për një dënim në bashkëpunim.  Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letër-porosi për Saraçin për informacion të detajuara lidhur me gjurmët e gishtërinjve, gjeneralitetet, emrat e tjerë që mund të ketë përdorur në Itali, është arrestuar apo jo në kushtet e flagrancës, çfarë ka vendosur gjykata, është hetuar në gjendje të lirë apo masë sigurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRESIONI RUS/ Diplomati Gjoka: Pasojat afatgjata mbi Putin dhe pse kauza ukrainase do të fitojë
Previous article ZGJEDHJET E PJESSHME/ Veliaj në Vorë: Luli dhe Saliu e duan votën për t’i ulur kokën njëri-tjetrit

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT