Pas bojkotit te seancs degjimore më 20 Korrik Komisioni i Pavarur i kualifikimit SHKARKON nga detyra prokuroren Rovena Gashi.
Rovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, duhej të paraqitej ose të dërgonte një përfaqësues ligjor më 20 Korrik 2018, sipas datës e kalendarit që kanë ndjekur të gjithë prokurorët e gjyqtarët para saj.
Por ajo e ka bojkotuar këtë të fundit me anë të një letre duke pretenduar se Komisioni i Pavararur i Kualifikimit, ka kryer shkelje ndaj saj dhe se vendimi për atë është marr 8 muaj më parë kur u pezullua nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie.
Rivleresimi eshte bazuar vetem te pasuria, pasi ka qene e mjaftueshme. Ne lidhje me pasurine, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungese burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim te rreme te pasurise.


