• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fshehje pasurie dhe deklarim të rremë/ Vettingu shkarkon Prokurorin e Apelit të Tiranës, Gentjan Trenova
Home
Aktualitet
Drejtësi

Fshehje pasurie dhe deklarim të rremë/ Vettingu shkarkon Prokurorin e Apelit të Tiranës, Gentjan Trenova

20 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar sot Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. Trupa e KPK që gjykoi prokurorin Trenova përbëhej nga gjyqtarët Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Në këtë seancë mungonte prokurori Trenova, ndërsa përfaqësohej nga avokati i mbrojtës Sami Lami.

KPK konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë nga prokurori si dhe fshehje pasurie. Sipas KPK, Trenova ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ‘’Benz” dhe një ‘’Volsvagen”. Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove.
Gjithashtu Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme. Prokurori i Apelit në Tiranë pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe ia ka dhuruar vjehrrës, por rezulton se e ka ai në përdorim.
“Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna.

Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove.

Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cenojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim.

Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluduar se ka aftësi për të ushtruar profesionin”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" ABRAMOVICH/ Chelsea do të paguajë 14 milionë euro për trajnerin e ri
Previous article Nis rikonstruktimi i 8 urave për shkak të gjendjes së tyre

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT