• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FSHEHJA E PASURISË/ KPA lë në fuqi shkarkimin e bashkëshortit të Rovena Gashit, Dritan Gina
Home
Aktualitet
Kronikë

FSHEHJA E PASURISË/ KPA lë në fuqi shkarkimin e bashkëshortit të Rovena Gashit, Dritan Gina

13 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 13 dhjetor vendimarrjen e një dite më parë për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës, Dritan Gina.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shyllën, Ina Ramën e Sokol Çomon, pas shqyrtimit të ankimit të Ginës ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni vendosi më 22 shtator 2021 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, pasi konkludoi se me sjelljen e tij gjatë procesit të rivlerësimit subjekti cënoi besimin e publikut tek drejtësia, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Më pas, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Durrësit, si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit i procedoi ata për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate. Edhe bashkëshortja Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BASHKËPUNIMI RAJONAL TE REFORMAT DHE ZHVILLIMI/ Zbardhet deklarata finale pas samitit
Previous article I KONTROLLON BANESËN/ SPAK ndalon gazetarin Elton Qyno, i kërkon të zbulojë burimet e informacionit

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT