• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fshehën miliardat e pasurisë/ Arta Marku, vendimi që pezulloi nga detyra çiftin e prokurorëve Rovena Gashi e Dritan Gina
Home
Breaking News

Fshehën miliardat e pasurisë/ Arta Marku, vendimi që pezulloi nga detyra çiftin e prokurorëve Rovena Gashi e Dritan Gina

5 July, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi në maj se dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra.

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftohet se ka regjistruar ndaj tyre procedimin në bazë të nenit 257/a-2 të Kodit Penal, i cili parashikon veprën penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

“Prokurori [ët] do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Vendimi i pezullimit, i firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku konsiderohet si “hakmarrje personale dhe inskenim” nga prokurori Dritan Gina. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i zonjës Gashi, Çlirim Gjata argumentoi në një bisedë telefonike me BIRN se i vetmi institucion që ka tanimë tagrin të hetojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Procedimi penal ndaj meje është inskenim dhe hakmarrje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Durrësit. Kanë marrë lajmet e një portali dhe më ka regjistruar direkt emrin si person i proceduar në kundërshtim me ligjin. Nuk më kanë thërritur asnjëherë për të dhënë shpjegime,” tha Gina për BIRN.

“Vetingu është një procedurë e jashtëzakonshme, por e pranuar nga të gjithë dhe në këto kushte askush tjetër nuk ka të drejtë të kryejë hetim pasuror për gjyqtarët dhe prokurorët. Prokurorja e Përgjithshme ka si kompetencë të vetme të bëjë dosjen e vlerësimit për prokurorët dhe t’ia kalojë atë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,” tha Gjata për BIRN.

Gjata akuzoi gjithashtu Markun se kishte shpërdoruar detyrën, pasi kishte marrë atributet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë [ende i pangritur] në dhënien e masave disiplinore ndaj dy prokurorëve.  I pyetur nëse ishin njohur me akuzën e fshehjes së pasurisë, Gjata i tha BIRN se Prokuroria nuk ka marrë asnjë deklarim nga Gashi dhe Gina dhe e cilësoi këtë “një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

Rovena Gashi dhe Dritan Gina mbanin poste drejtuese në organin e akuzës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ulja e tyre në detyrë ishte ndër aktet e para të ndërmarra nga kryeprokurorja Arta Marku, pas zgjedhjes së saj në krye të Prokurorisë në dhjetor 2017.

Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores.

Regjistrimi i procedimit penal për fshehje pasurie ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina vjen pas vënies nën akuzë të ish-shefit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, i cili po hetohet për pastrim parash me transaksionet multimilionëshe të blerjes së tokave. I nisur fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, procedimi penal për Llallën po vijon nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liberta nis pushimet verore, a është Flori ky mashkull që po e shoqëron?! (FOTO)
Previous article Djali i Trump fton të dashurën në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë zyrtare në Pavarësinë e Amerikës

Redaktor1

Postime të ngjashme

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT