• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fshati më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri. Ka vetëm 3 familje! (VIDEO)
Home
Sociale

Fshati më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri. Ka vetëm 3 familje! (VIDEO)

29 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth 20 km larg Gramshit, ndodhet fshati Ulovë, por për të shkuar atje duhen rreth dy orë me makinë. Lëvizjet e shumta demografike të viteve të fundit kanë bërë që këtë fshat ta braktisin shumë familje. Nga 47, tanimë në Ulovë gjenden vetëm 3 familje.

Para viteve ‘90 ky fshat shquhej për rrushin, mollën dhe rakinë, por për shkak të mungesës së infrastrukturës e mungesave të mëdha në ujësjellës, shëndetësi, arsim e shërbime të tjera, shumë prej familjeve u larguan drejt Gramshit, Elbasanit e Beratit. Të gjitha familjet në fshat kanë qenë një fis. Mbiemri i tyre është Rrodhe.

Izeti ka lindur në Ulovë, madje në këtë fshat ka lindur edhe babai e gjyshi i tij, ndaj lidhja shpirtërore që ka me këtë tokë është shumë e madhe. Por, megjithatë, ai ka preferuar që 4 fëmijët e tij të shkollohen, duke e parë si të vetmen mundësi që ata të largoheshin.

“Nuk kemi mundësi. Të kishte rrugë nuk iknin njerëzit. Në Gramsh marr ushqimet dhe i hamë këtu”, tha Izeti.

Disa vite më parë, Izeti me bashkëshorten e tij Hankon ishin dy banorët e vetëm stoikë të Ulovës: “Kam ngelur 5 vjet vetëm unë. Pas 5 vjetësh, erdhi ky shoku im, ky komshiu. Dhe kur erdhën këta u gëzova që u bëmë më shumë”.

Pavarësisht se mundësitë janë të pakta dhe familjet jetojnë me blegtori e bujqësi, ata jetojnë mirë. Madje, të krijohet përshtypja se këta banorë në thelb e kanë pranuar faktin se jetojnë në një fshat ku nuk vjen thuajse askush që t’i vizitojë. Sulejman Rrodhe thotë: “Jeta për ne është kthyer mbrapa. Nuk kisha shtëpi ku të rrija, prandaj u ktheva. Këtu ka 30 vite që nuk vjen njeri, vetëm për vota vijnë. Unë gjithmonë kam votuar, e quaj qytetari”. Por, qendra më e afërt e votimit është një fshat tjetër, dy orë larg Ulovës.

Hanko, Nafija dhe nusja më e re, Elona, mblidhen ndonjëherë për një kafe turke në kohën e lirë dhe kujtojnë edhe ata që kanë ikur. Hankoja thotë: “Merrem me pulat, lopën, delet, mbajmë dru…”

Shenjat e braktisjes nga banorët, sidomos në 10 vitet e fundit vihen re kudo. Qetësia mbizotëron anembanë dhe të vetmit që përpiqen të sajojnë ndonjë lojë janë Ledioni dhe Adela.

Në këtë fshat që ngjason me një “ishull” problemi më i madh është kur dikush sëmuret dhe ka nevojë për mjek. Rruga e largët dhe transporti me gomar ose mushkë vë në rrezik serioz jetën e banorëve. Nafije Rrodhe tregon: “Kur ka lindur nusja, me të keq. E kanë zënë dhembjet që këtu. E kemi çuar deri në Sotir ose Gramsh me hajvan”.

Ndërsa Elona thotë se nuk është penduar që është martuar në Ulovë: “Fshatin Ulovë unë nuk e dija se ku binte para se të martohesha. Kur u fejova me burrin e mësova”.

Familja e Elonës do të zhvendoset në muajin shkurt drejt Greqisë, duke bërë që në fshat të mbesin vetëm 5 vetë. Fati i tyre duket se do të jetë i patjetërsueshëm, megjithëse Xhevair Bora, administratori i njësisë së Kushovës, premton se rruga që të çon në Ulovë do të bëhet me zhavorr pas një viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kurioziteti për jetën e tij pas futbollit, Ronaldo: Jam i fortë edhe në biznes
Previous article ALFRED PEZA/ Viti i ri politik 2018- Çfarë na prêt në 12 muajt e ardhshëm!

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT